Wijnaldumi, afër PSG-së

07 qershor 2021 | 11:10

Mesfushori holandez Georginio Wijnaldum thuhet se ka vendosur të bashkohet me klubin francez Paris Saint-Germain si lojtar i lirë. Mundësia e transferimit si lojtar i lirë bëri që shumë klube të mëdha evropiane ta duan Wijnaldumin.

Barcelona ishte klubi që u lidh më së shumti me 30-vjeçarin holandez dhe thuhej se një marrëveshje ishte arritur dhe kalimi në “Camp Nou” ishte çështje ditësh. Megjithatë, tani situata ka ndryshuar dhe mesfushori energjik pritet të kalojë në Ligën 1.

Është gazetari i njohur italian Fabrizio Romano i cili ka thënë se Wijnaldum ka vendosur tashmë t’i bashkohet Paris Saint-Germainit. Romano shton se mesfushori ka pranuar propozimin e PSG-së deri në vitin 2024 me pagë më shumë se të dyfishuar, krahasuar me ofertën e Barçës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është nisur për një vizitë…