Wijnaldumi prezantohet te Roma: Atmosfera në ‘Olimpico’ është e mrekullueshme

09 gusht 17:05

Georgio Wijnaldum ishte një nga prurjet e bujshme të Romës. Mesfushori uu largua nga PSG për të nisur një aventurë të re në kryeqytetin italian. Wijnaldum është prezantuar para gazetarëve, ku ka folur për ish-trajnerin e tij, Klopp, apo për ekipin aktual dhe për teknikun Mourinho.

“Është e vështirë të them nëse do të luaj të dielën, nga ana ime është e gjithë disponueshmëria. A më quan Klopp mesfushori perfekt? Stili i lojës së Liverpoolit më përshtatet, por tani do të shohim nëse jam edhe në sistemet e tjera të lojës. Shpresoj se do të jem mesfushori perfekt për Romën. Erdha për përpjekjet që klubi bëri për të më marrë mua. Atmosfera në Olimpico është e mrekullueshme dhe u ndjeva shumë i vlerësuar”.

Mourinho? Kur negociatat po avanconin, ai nuk kishte pse të insistonte. Ajo që ai ka bërë në futboll është e pabesueshme. Të gjithë duan të punojnë me të”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngritja enorme e çmimit të çimentos dhe efekti i saj…