Wilder: Fury nuk di të godasë

20 shkurt 2020 | 14:00

Deontay Wilder ka lëshuar disa deklarata të zjarrta para përballjes së tij kundër Tyson Furyt këtë të shtunë pas mesnate.

Të dy boksierët do të ndeshën për herë dytë me njëri-tjetrin, pas meçit të parë që u nda në barazim. Në një intervistë para kësaj superpërballje, Wilderi deklaroi se do ta mposhtë Furyn, pasi ky i fundit nuk di të godasë. “Fury, doja ta thosha këtë edhe më herët, i ka grushtet e butë si jastëk. Kjo është arsyeja se unë jam i aftë ta aplikoj presionin mbi të”, u shpreh 34-vjeçari për “Sky Sport”.

“Fury nuk di të godasë. Grushtet e mi kur isha dyvjeçar ishin më të fortë se të tij tani”, ka përfunduar ai. Mbrëmja e së shtunës pritet të dhurojë spektakël në ring, pasi të dy luftëtarët janë në një formë të shkëlqyeshme dhe do ta diskutojnë titullin e kampionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu,…