Wilder: Ja pse Joshua i frikësohet përballjes me mua

26 nëntor 2019 | 11:35

I mjaftoi vetëm një grusht i fuqishëm në raundin e shtatë për ta hedhur “KO” kubanezin Luis Ortiz, që deri në ato çaste po duelonte mirë.

Boksieri amerikan Deontay Wilder tregoi edhe një herë forcën e tij teksa korri mëngjesin e të dielës suksesin 42 në karrierë (41 me KO), duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC). Pas këtij dueli, Wilderi i ka dërguar një mesazh Anthony Joshuas, me të cilin nuk është përballur kurrë.

“Tani besoj se e kuptuat arsyen e vërtetë përse Joshua nuk duelon me mua. Ata nuk duan që të turpërohen me boksierin e tyre. Mua më mjafton vetëm një grusht për ta hedhur KO edhe Joshuan. Gjithsesi, unë e pres në ring nëse e mund Ruizin, që të kemi vetëm një kampion të vërtetë”, ka thënë Wilderi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo ndoshta është grabitja më e “ëmbël”. Një i ri…