Një djalë vodhi 20 tonë çokollata

26 nëntor 2019 | 11:35

Kjo ndoshta është grabitja më e “ëmbël”. Një i ri ka grabitur me kamion një sasi prej 20 tonë çokollatash.

Ngjarja ka ndodhur në Austri, ku personi me kamion ishte prezantuar si përfaqësues i një firme, e cila kishte porositur çokollata në Belgjikë.

Kamioni ishte me targa çeke dhe nëpërmjet mashtrimit arriti ta merrte sasinë e ëmbëlsirave. Më vonë firma e çokollatës zbuloi se dokumentet me të cilat ishte prezantuar kamioni ishin të falsifikuara. Çokollatat kapnin një shifër prej 50 mijë eurosh. Tani autoritetet po kërkojnë autorin e këtij krimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnje dhe Hercegovinën të…