Wilderi: Dueli ndaj Joshuas, jo këtë vit

28 maj 2019 | 12:18

Boksieri amerikan Deontay Wilder pritet të duelojë ndaj Dillian Whytet në gjysmën e dytë të këtij viti. Lajmin e ka konfirmuar vetë Wilderi, i cili ka konfirmuar bisedimet me stafin e Whytes.

“Sfida ndaj Dillian Whyte do të zhvillohet. Nëse ai vazhdon të paraqitet kaq mirë, atëherë sfida është e paevitueshme. Por më vjen keq për të, pasi ai do të përfundojë njësoj si Dominic Breazeale, do të humbasë”, u shpreh Wilder.

Amerikani jep edhe një sinjal të qartë që dueli i madh mes tij dhe Anthony Joshuas nuk do të zhvillohet këtë vit. “Dueli ndaj Joshuas nuk do të ndodhë këtë vit. Boksi është si koha që ndryshon shumë shpejt. Ndoshta nesër them diçka tjetër, nuk i dihet. Mund të ndodhë që gjërat të ndryshojnë tërësisht dhe të duelojmë këtë vit”, ka deklaruar Wilderi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka ndërruar skuadër,…