Wilderi: Më kërkojnë të rikthehem, nuk dueloj më për para

27 qershor 2022 | 17:17

Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), ka konfirmuar se po mendon rreth idesë për t’u rikthyer në ring.

Ai nuk duelon që prej tetorit të vitit të kaluar, kur humbi trilogjinë ndaj Tyson Fury. “Po mendoj seriozisht për datën e rikthimit”, u shpreh “The Bronze Bomber”. Më tej ai ka shtuar: “Me stafin po përpiqemi të kuptojmë situatën në divizionin tonë dhe të vendosim. Mendoj se do të ketë një rikthim në ring në karrierën time. Rikthimi nuk ka të bëjë me anën financiare. Nuk kam nevojë të dueloj për para, pasi jeta ime është e sistemuar në këtë drejtim. Unë kam bërë mjaft gjëra në ring dhe jashtë tij për të qenë i qetë”. Wilderi ka regjistruar 42 fitore, 2 humbje e 1 barazim në karrierë.

“E kam shijuar atë që kam bërë, ashtu sikurse tani po shijoj kohën e lirë me familjen time. Po shijoj investimet e mia, duke studiuar mundësinë për pasione dhe hobi të reja për të cilat s’kam pasur mundësi më parë. Kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga njerëz të ndryshëm që më kërkojnë të kthehem. Ky është një sport me peshë që lulëzon dhe unë krenohem me atë që kam bërë”, ka thënë Wilderi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, me shumë gjasë nuk do…