William Walker: Unë besoj në drejtësi, por kjo nuk po ndodh në Gjykatën Speciale

16 janar 2024 | 12:57

Ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker është shprehur i zhgënjyer me gjykimin që është duke i’u bërë krerëve të UÇK-së në Hagë.

Walker ka thënë se beson shumë në drejtësi por që sipas tij një gjë të tillë nuk po e sheh në Gjykatën Speciale.

“Unë besoj shumë në drejtësi, në ndarje të drejtësisë, në llogaridhënie për shkak të veprimeve, veçanërisht zyrtarët e lartë të qeverisë, por nuk më duket se kjo është çka po ndodhë në Hagë. Me këta njerëz që i njoh, nuk mund të them që jam mik i tyre. Kam qenë kritik madh i Hashim Thaçit kur ka qenë kryeministër dhe president. Nuk kam qenë kritik i madh i Kadri Veselit, por i kam thënë disa fjalë të vështira edhe atij. Jakup Krasniqin e kam njohur mjaft mirë, ka qenë njëfarë lloj si ndërlidhësi me UÇK-në kur përpiqeshim të kishim shkëmbin të burgosurve apo lirim e gazetarëve”, ka thënë ai.

Sipas tij, liderët e UÇK-së do të duhej të liroheshin me kusht.

“Unë besoj që këta njerëz që i njoh do të duhej të liroheshin me kaucion, me kusht apo sido që quajnë atje në Hagë”, ka thënë ai. /Kanal10/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke ngrënë darkë pas natës së spektaklit mbrëmë (e hënë),…