Williamsi: Humbjet e mia bëjnë lajm

11 dhjetor 2018 | 12:51

Tenistja amerikane Serena Williams është e mësuar me presionin, me stadiumet plot sa herë që ajo luan dhe arrin thuajse gjithnjë t’i kënaqë fansat.

“Kjo më bën të ndihem e vlerësuar”, ka thënë motra e vogël Williams, fituese e 23 grand slameve në karrierë, që luan si profesioniste prej 23 vjetësh, që prej vitit 1995.

“Megjithatë, fakt është se lajmet më të rëndësishme për mua janë kur unë humbas një ndeshje sesa kur fitoj një turne apo grand slam. Kjo ndoshta tregon se njerëzit besojnë shumë tek aftësitë e mia, te loja ime dhe se në këtë sport jam një teniste e fortë”, ka thënë tenistja amerikane.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të vizitës zyrtare dhe takimeve të shumta dhe…