Witseli nënshkruan për Atleticon

07 korrik 2022 | 12:45

Atletico Madrid e ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit belg, Alex Witsel.

Në një postim në rrjetet sociale klubi spanjoll bën me dije se 33-vjeçari ka firmosur për një sezon me “colchoneros”. Mesfushori largohet nga gjermanët pas 4 sezonesh, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e parë për Witsel në Spanjë. Në sezonin që u mbyll me Borussia Dortmund, mesfushori numëron 40 paraqitje në të gjitha kompeticionet dhe në to shënoi dy gola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Erjon Jetullahu nga fshati Baks, komuna e Skenderajt, shpall të…