Wizz Air pezullon fluturimet në Moldavi për arsye të sigurisë

28 shkurt 2023 | 13:32

Kompania ajrore e Hungarisë, Wizz Air, do të shmangë aeroportin në kryeqytetin moldav, Kishinjev, nga 14 marsi për arsye të sigurisë, ka thënë Autoriteti Civil i Aviacionit në Moldavi.

Ky autoritet ka thënë se është informuar nga kompania ajrore dhe se i vjen keq për marrjen e një vendimi të tillë.

Në njoftim është thënë, po ashtu, se Republika e Moldavisë është duke bërë gjithçka për të garantuar sigurinë e hapësirës së saj ajrore.

Ekzistojnë shqetësime se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të përhapet edhe në Moldavinë fqinje.

Ushtarët rusë janë të stacionuar në rajonin e shkëputur të Transdnjestrit.

Javën e kaluar, Rusia ka pretenduar se Ukraina dëshiron ta sulmojë këtë kontingjent të vogël të trupave ushtarake.

Pasi Kishinjevi nuk është më destinacion për fluturime, Wizz Air synon të ofrojë më shumë fluturime nga qyteti rumun, Iasi, që gjendet afër kufirit, është thënë në disa raportime të mediave.

Wizz Air realizon fluturime në disa qytete në qendër dhe juglindje të Evropës.

Meqë i gjithë trafiku ajror në Ukrainë është pezulluar për shkak të luftës, aeroporti në Kishnjvev është një nga destinacionet më të afërta për ukrainasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut…