Wolff: Edhe gara e parë do të jetë test, botërori ynë nis pas një jave

16 mars 2022 | 13:52

Paraqitjet e Mercedesit në testet dimërore nuk kanë kënaqur shumë pilotët dhe drejtuesit e makinës gjermane. Tot Wolff, drejtori sportiv i Mercedesit shprehet se gara e parë sezonale që do të zhvillohet këtë të diel në Bahrein mund të sjellë surpriza dhe ndoshta ndonjë problem për këtë skuadër.

“Nis një sezon i ri dhe mbi të gjitha në pistë do të zbresin makina të reja, duke aplikuar ndryshimet në rregullore. Kemi bërë mjaft teste, por kur ka një ndryshim të tillë të madh gjithnjë mund të ketë surpriza. Të shohim se si do të paraqitet makina në garën e parë në Bahrein, jemi kureshtarë”, ka thënë Wolff.

“Në këtë garë nuk do të shohim shumë aspektin e rezultatit, pasi ai mund të kushtëzohet nga shumë faktorë. Ndaj, kjo garë do të jetë një test i mirë për ne për të parë si njëvendëshen tonë ashtu dhe rezultatet e rivalëve. Botërori ynë do të nisë pas 7 ditësh, në garën e dytë sezonale”, ka shtuar Wolff.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas aksionit “Brezovica 3” është mbyllur komuna paralele e Shtërpcës.…