Wolves shpërblen Shabanin

19 janar 2021 | 11:21

Meritan Shabani fiton një kontratë të re me Wolves në Angli.

Mesfushori sulmues me origjinë shqiptare, i cili mbërriti te “ujqit” (fillimisht tek U-23) nga Bayerni i Mynihut në verën e vitit 2019, ka nënshkruar marrëveshjen me kushte të reja financiare dhe të vlefshme deri në vitin 2023, pasi e bindi stafin teknik teksa u stërvit me ekipin e parë.

Shabani ka debutuar me ekipin e parë të Wolves kundër Reading, në Carabao Cup, sezonin e kaluar, por pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar, që e la jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Për Shabanin, drejtori teknik, Scott Sellars, tha: “Meritani është një lojtar me shumë potencial, ai është në stolin e ekipit të parë për momentin dhe ne besojmë se duhet të shpërblehet për qëndrimin dhe angazhimin e tij. Ne e dimë që, fatkeqësisht, pësoi një dëmtimin të rëndë, kur bëri debutimin e tij në ekipin e parë vitin e kaluar, por gjatë periudhës së tij të rehabilitimit, qëndrimi i tij ka qenë fantastik.”

Kujtojmë që Meritan Shabani ka pasaportë gjermane dhe nga viti 2018 ka luajtur në dy ndeshje me Gjermaninë U-20.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka arritur për transferimin e David Alabas, shkruan…