Begaj në Prishtinë: Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin, por duhet t’i dëgjojmë edhe ndërkombëtarët

15 prill 2024 | 18:20

“Duhet ta dëgjojmë njëri-tjetrin, por duhet të dëgjojmë edhe ndërkombëtaret.” Ishte ky mesazhi që kreu i shtetit Bajram Begaj dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenti Begaj ndodhet në Prishtinë ku mori pjesë në forumin ndërkombëtar “Gruaja, Paqja dhe Siguria” të organizuar nga kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani.

Një ditë përpara se të votohet për anëtarësinë e saj në Këshillin e Europës, Begaj u shpreh se Shqipëria e ka për detyrë që të jetë një avokate shumë e mirë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, presidentja Osmani deklaroi se marrëveshjet mes dy vendeve “po rriten në numër, por edhe në cilësi.”

“Është detyra jonë, që të angazhohemi që këto marrëveshje të implementohen në praktikë,” shtoi Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin italian. Në…