Skandali i arkivit diplomatik në MPJD | Hajdari publikon fotot: Kjo pamje simbolizon kaosin qeveritar të Kosovës

31 janar 2024 | 20:24

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Petrit Hajdari, ka publikuar disa fotografi që pretendon se janë bërë brenda arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shkruan Reporteri.net.

“Arkivi i Ministrisë si politikat e Qeverisë. Këto fotografi nuk janë bërë nga vatrat e luftës e as nga ndonjë objekt i goditur prej fatkeqësive natyrore, ndonëse ashtu duket. Ky është arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë gjendje është diplomacia jonë, si qeveria, si arkivi”, shkruan Hajdari në Facebook.

Ai ka ngritur dilema se çfarë lloj dokumentesh janë ato.

“Lind pyetja: Patjetër që Ministrja Gërvalla është e paaftë të sigurojë njohje të reja, por edhe po t’i siguronte, a do të ruheshin në këtë rrëmujë? A janë këtu edhe dokumentet me rëndësi diplomatike për vendin? A janë këtu edhe vendimet e Ministrisë për stafin? Sepse, çkado që është këtu, më mirë të mos ishte askund. E tmerrshme, padyshim, por e pritshme! Amatorët e qeverisë janë duke e marrë në qafë çdo sektor”, shkroi tutje ai.

“Kjo pamje simbolizon kaosin qeveritar të Kosovës sonë. Kthjellu, Donikë! Kthjellu, Albin! A po ju vjen marre more?”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre shqiptarë tentuan të udhëtonin ilegalisht drejt Gjermanisë të hënën.…