Xavi: Barazimi ndaj Mallorcas nuk na mjafton

27 shtator 2023 | 11:45

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë pas barazimit ndaj Mallorcas (2-2), se ky rezultat është i pamjaftueshëm për skuadrën e tij.

“Ne kishim raste të pastra, por gabuam shumë. Në fund morëm një barazim që nuk na mjafton. Ne duhet të përmirësohemi në mbrojtje”, ka thënë Xavi.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi që ka shënuar një gol dhe ka asistuar në golin tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se pas…