Xavi fiton trofeun e dytë me Al Sadd

18 janar 2020 | 10:36

Vetëm pesë ditë pasi refuzoi detyrën e Barcelonës, Xavi Hernandez e ka udhëhequr Al Sadd në Katar me një fitore 4-0 kundër Al Duhail në finale.

Kjo erdhi si një tronditje e madhe duke pasur parasysh që Al Duhail aktualisht janë skuadra më në formë në Katar dhe po udhëheqin ligën përpara vendit të tretë Al Sadd.

Nam Tae-Hee, Bagdad Bounedjah (dy) dhe Akram Afif ishin në listën e golashënuesve, pasi Xavi siguroi trofeun e dytë në Katar pas fitores së Superkupës ndaj të njëjtëve kundërshtarë verën e kaluar.

Gabi Fernandez, dikur i Atletico Madrid, ishte gjithashtu pjesë e ekipit triumfues të Al Sadd.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër subjekte politike shqiptare të komunave: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë…