Xavi flet për të ardhmen e Depay

03 janar 2023 | 17:28

Trajneri i Barcelonës, Xavi ka komentuar të ardhmen e Memphis Depay.

Në medie dalin rregullisht zëra për largimin e mundshëm të holandezit 28-vjeçar nga klubi në merkaton e dimrit.

“Nuk dua që askush të largohet. Jam i kënaqur me përbërjen e ekipit. Jam i lumtur me Depay. Ai punon me një qëndrim të mirë dhe kjo do të jetë e rëndësishme për ne. Ai është lojtari që mund të ndryshojë situatën në fushë. Ai do të ketë kohë për të luajtur”, ka theksuar Xavi gjatë konferencës për medie.

Kontrata aktuale e Memphis Depay me Barcelonën është deri në fund të këtij sezoni.
Holandezi ka një vit e gjysmë që luan për Barcelonën. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka bërë…