Xavi konfirmon qëndrimin te Barça: Lojtarët ishin vendimtarë në zgjedhjen time

25 prill 2024 | 15:05

Xavi Hernandez mbetet te Barcelona dhe tani kjo është zyrtare. Pas takimit të së mërkurës në mbrëmje me presidentin Laporta, të dy e konfirmuan publikisht lajmin në një konferencë për shtyp.

“Lojtarët ishin vendimtarë në zgjedhjen time, më bënë të kuptoj se po punojmë mirë dhe së shpejti do të mund të fitojmë sërish. Unë jam një tifoz i madh i këtij klubi”, ishin fjalët e Xavit, i cili në fund të janarit deklaroi që do të largohej, por tashmë ndërroi mendje. Edhe Laporta foli i lumtur për këtë vendim të Xavi, ku së bashku do të vijojnë projektin e tyre të klubit.

“Ai më përcolli entuziazmin e tij për projektin tonë, ne do të bëjmë disa ndryshime, por ne kemi nevojë për stabilitet dhe fakti që Xavi vazhdon të jetë trajner i ekipit është një lajm i mirë në këtë kuptim. Ne besojmë në këtë projekt, Xavi është shumë i dashur në klub”, u shpreh presidenti i Barçës. Xavi flet sërish gjatë konferencës dhe këtë herë falënderon tifozët.

“Kam një ndjenjë të shkëlqyer me ta, ishin një nga pikat vendimtare për qëndrimin tim. I falënderoj për mbështetjen që më dhanë, tani do të duhet të korrigjojmë disa detaje dhe do kthehemi në luftë për të fituar. Pashë që skuadra beson te unë dhe ndihem më i fortë”, ka përfunduar Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komunës së Skenderajt është duke vazhduar t’i përkrahë bujqitme mekanizëm…