Xavi: Ne jemi Barça, kërkojmë fitore ndaj Bayernit

24 nëntor 2021 | 11:49

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk është ndarë i kënaqur me barazimin që mori skuadra e tij në përballje me Benficën (0-0).

“Ne ishim shumë më superiorë ndaj Benficas dhe luajtëm një lojë të shkëlqyer, ne humbëm vetëm golin. Nëse do të kishim shënuar, do të flisnim për një lojë të shkëlqyer. Unë jam ende optimist. Ne jemi Barça, ne kemi talent dhe lojtarë për të bërë ndryshimin. Por kjo një pikë nuk është e denjë për Barçan”, ka thënë Xavi.

Barcelona duhet me patjetër të marr një rezultat pozitiv ndaj Bayernit, për t’u kualifikuar në fazë tjetër, teksa Xavi u shpreh optimist lidhur me këtë ndeshje.

“Ne jemi Barça dhe do të shkojmë të fitojmë në Munchen dhe kudo tjetër. Ajo që duhet të bëjmë është të rifitojmë besimin e lojtarëve që mund të shënojnë gola. Do të shohim se çfarë mund të bëjmë afatin e janarit”, ka shtuar Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Australia e ka shpallur Hezbollahun si organizatë terroriste. Ndonëse autoritetet…