Xavi pas fitores ndaj Atleticos: Mposhtëm një ekip të madh

24 prill 2023 | 12:16

Barcelona fitoi me rezultatin minimal derbin ndaj Atletico Madrid (1-0), duke ngritur kështu akoma edhe më shumë murin ndaj Real Madrid dhe fitimi i La Liga sa vjen dhe bëhet më shumë konkret për katalanasit.

Xavi ishte tepër i kënaqur për rezultatin e ndeshjes, pasi e afron ekipin e tij drejt titullit spanjoll, me një diferencë prej 11 pikësh ndaj rivalëve të “Los Blancos”.

“Është një fitore shumë e rëndësishme. Ishte kyçe për objektivin tonë. Ne mundëm një ekip të madh. Ata patën raste, por ne dominuam. Duhej të shënonim golin e dytë, që do të na kishte dhënë qetësi mendore. Përtej individualiteteve, bëmë një lojë të shkëlqyer. Jam shumë i kënaqur”, ka thënë Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, tha se mendon…