Xavi pas humbjes nga Girona: Ne luajtëm mirë

11 dhjetor 2023 | 11:13

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se skuadra e tij luajti mirë edhe përkundër faktit se humbi në përballje me Gironën (4-2).

“Mendoj se ndeshja ishte e barabartë, e vendosin detajet. Na mungon efektiviteti. Ne luajtëm mirë. Gjuajtëm 30 herë, mund të kishim barazuar 3-3, por jo. Plani i Gironas ishte shumë i guximshëm dhe ata ishin më efikas. Girona ka shumë avantazhe, ata janë shtatë pikë përpara nesh, dhe puna e Michel dhe lojtarëve të tij është e mahnitshme. Ndeshja ishte e barabartë. Nëse Barcelona fitonte, do të thoshim se ishte e drejtë. Ne kishim efektivitetin dhe gabimet në mbrojtje të ndikuan”, ka thënë Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
18 të rinj kanë përfituar nga projekti i Komunës së…