Xavi pas humbjes nga Shakhtari: Jemi në një moment të keq

08 nëntor 2023 | 12:00

Në Ligën e Kampionëve, Barcelona pësoi humbje nga Shakhtar Donetsk me rezultat 1-0. Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka thënë se klubi i tij është në një moment të keq dhe kjo është më shumë çështje mendore.

“Jemi në një moment të keq. Është një çështje mendore. Jemi të bllokuar. E humbëm shumë topin, nuk sulmuam mirë, nuk e mbrojtëm mirë atë qendër anësore dhe gabimet janë të kushtueshme”, ka thënë Xavi.

Xavi e ka vlerësuar si një nga ndeshjet më të këqija prej se është ai në krye të Barcelonës.

“Në pjesën e dytë u përmirësuam, ishte e mirë por e pamjaftueshme. Është turp sepse donim të vërtetonim vendin tonë në 1/8 dhe nuk mundi. Nuk e kam problem ta pranoj, duhet të jemi autokritikë dhe të sinqertë, e merituam të humbnim. Kjo është një nga ndeshjet më të këqija që kemi luajtur që kur erdha te Barça dy sezone më parë”, ka deklaruar Xavi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të jem e sinqertë me ju, nuk kam dashur kurrë…