Xavi pranon acarimin me lojtarët e Barcelonës

19 janar 2024 | 12:20

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pranuar se si shumë prej tifozëve të tyre këtë sezon, ai e humb durimin me skuadrën “Blaugrana”.

Kundër Unionistas, Barcelona përfundimisht ka dalë fituese 1-3, pasi ka triumfuar me rikthim. Megjithatë, pak ishin të bindur nga performanca e tyre përsëri.

“Për çudi kemi luajtur mirë, por ndonjëherë duhet të luajmë më mirë, ndonjëherë dëshpërohem sepse nuk bëjmë atë që duhet të bëjmë. Kur them se jemi në ndërtim e sipër, kjo është ajo që dua të them, që ne duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë çdo herë”, ka thënë fillimisht Xavi për “Mundo Deportivo”.

Xavi e ka pranuar se skuadra e tij do të lejojë gjithmonë mundësi, por ai ishte i qartë se disa nga shanset që po lejonin ishin të shmangshme.

“Është e pamundur që kundërshtari të mos krijojë asgjë, për shkak të mënyrës se si ne luajmë. Ata do të kenë gjithmonë tre ose katër, por është e vërtetë që duhet të jesh më agresiv. Ka disa që duhet të ndalojmë. Ne duhej të përputheshim me agresivitetin e tyre, guximin, shpirtin dhe në disa raste na mungonte”, ka thënë trajneri i Barcelonës.

Real Betis e pret Barcelonën në “Benito Villamarin” të dielën në mbrëmje, në atë që me siguri do të jetë një ndeshje e fortë dhe një provë e ashpër e reagimit të tyre ndaj humbjes në “El Clasico” të dielën e kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka…