‘Lajçaku i mirë, Lajçaku i keq’, Çitaku kritikon ashpër liderët institucionalë: Jeni të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm

19 janar 2024 | 12:14

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar liderët institucionalë për ndryshim të qëndrimeve në raport me dialogun me Serbinë.

Reagimi i Çitakut ka ardhur pas deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se  emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak është i dështuar në këtë proces.

Çitaku ka theksuar se veprime të tilla të bartësve të institucioneve i bëjnë joserioz, të papërgjegjshëm dhe qesharak.

“‘Është i mirë propozimi i BE për Asociacionin: Jo nuk është i mirë propozimi i BE-së. E kemi pranuar propozimin e BE-së. Nuk e kemi pranuar propozimin e BE-së. S’ka autonomi për serbët e Kosovës. Ka autonomi për serbët e Kosovës. Lajçaku është i mirë. Lajçaku është i keq’. Ju jeni joserioz, të papërgjegjshëm, qesharak. E fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Ministrja Donika Gërvalla, mbrëmë në televizionin publik, ka thënë se Lajçaku është i dështuar në dialog.

“Ai ka hyrë pa strategji dhe pa vizion në këtë proces të dialogut dhe si duket, i tillë do të largohet nga ky dialog kur t’i skadon mandati”, ka thënë ajo.

Sipas saj, premtimet që i janë bërë Kosovës nuk e kanë pasur vlerë as 24 orë, deri sa ka shkuar Lajçaku në Beograd.

“Banjska është dëshmia më e mirë që Lajçaku e ka dështuar gjithë procesin e dialogut”, ka thënë Gërvalla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kongresmeni Richie Torres në një intervistë për “Radio Kosovën” duke…