Xavi: U eliminuam për shkak të gjyqtarit

17 prill 2024 | 10:55

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka hedhur fajin te gjyqtari për eliminimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germain.

Xavi, mes tjerash theksoi se ishin gabimet e gjyqtarit, që e eliminuan skuadrën e tij.

“Është për të ardhur keq, rrugëtimi ynë në Ligën e Kampionëve ka përfunduar për shkak të gabimit të gjyqtarit. Sapo i thashë gjyqtarit se ai ishte një fatkeqësi. Është realiteti”, u shpreh Xavi.

Përndryshe, PSG-ja e eliminoi Barcelonën në mbrëmje nga kjo garë me rezultat 6-4, nga dy ndeshjet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Burime të gazetës “Epoka e re” kanë bërë me dije…