De Rossi: Ndaj Napolit nuk luajtëm ndeshjen që donim

29 prill 2024 | 15:53

Për Daniele De Rossi, Roma nuk luajti ndeshjen që ai donte të dielën ndaj Napolit.

Në prononcimin e dhënë për mediat pas barazimit 2-2, trajneri i “verdhekuqve” deklaroi se skuadra e tij duhej të ishte më e qartë kur kishte topin, ndërsa shtoi se duhet të gjejnë formën që të jenë mirë, pasi të enjten kanë një tjetër sfidë të madhe, referuar këtu përballjes së Europa League kundër Bayer Leverkusen.

“Barazimi nuk mund të quhet rezultat i keq në Napoli, por nuk është rezultati dhe ndeshja që donim. Duhet të ishim më të qartë kur kishim topin. Në pjesën e dytë bëmë pak më mirë, por sërish duhet të bëjmë më mirë dhe të gjejmë forcën për të enjten, pasi kemi ndeshje kundër një ekipi që luan mirë, deklaroi De Rossi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…