Xhafer Tahiri: Po fillon një epokë e re politike në vend

01 shkurt 2020 | 16:46

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili vjen nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke komentuar shkurt situatën aktuale politike në vend, lidhur me vonesën e arritjes së marrëveshjes për koalicion mes VV-LDK, thotë se “po fillon një epokë e re politike”.

Këtë e ka thënë pas deklaratave të fundit në opinion se është përafruar shumë marrëveshja për koalicion mes këtyre dy partive.

“Jemi në fundin e një epoke 20-vjeçare politike që po merr fund e po fillon një epokë e re politike në Republikën tonë”, shkruan Tahiri në “Facebook”.

Tahiri, tutje shkruan se “Atë që e filluam 2 vjet më parë në Vushtrri, koalicionin LDK-VV, duhet të ndodhë tani në nivel qendror”.

“Vetëm 1 datë ka rëndësi, vullneti qytetar për ndryshim i 6 tetorit 2019”, përfundon Tahiri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, është indinjuar mjaft me portalet. Në…