Xhaferi: ‘Epopeja e Dukagjinit’ ishte përgjigja heroike e atdhedashësve

24 mars 2024 | 13:33

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka marrë pjesë ne shënimin e 26-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”.

Në fjalën e tij në këtë manifestimin kushtuar “Epopesë së Dukagjinit”, Xhaferi ka thënë se kjo epope ishte përgjigja heroike e atdhedashësve në fillimin e luftës në Dukagjin.

“Të ndërtosh një shtet nuk është lehtë. Akoma më vështirë është kur për të ndërtuar shtetin duhet të luftosh dhe të sakrifikosh më të çmuarën, sidomos tani kur konsiderohet se civilizimi njerëzor duhet t’i ketë tejkaluar apetitet megalomane dje i ka pranuar të drejtat dhe vlerat universale mbi të cilat zhvillohen shoqëritë demokratike bashkëkohore. Por ja që leksionet e hidhura tentojnë të përsëriten për çdo dekadë dhe në raste të tilla ndihma përkrahja dhe mbështetja e aleatëve dhe partnerëve strategjikë është thelbësore dhe e pazëvendësueshme”, ka thënë Xhaferi.

Më tutje, Xhaferi ka folur për mbështetjen e ndërkombëtarëve, të NATO-s dhe ShBA-së, duke kujtuar lansimin e parë të raketës, duke shtuar se një e gjë e tillë duhet të nderohet.

“E tillë ishte edhe përkrahja luftarake e NATO-s, e SHBA-së, që më 24 mars të vitit 1999 lansoi raketën e parë që simbolizoi edhe fillimin e sulmeve ajrore në Kosovë e Serbi. Ky është edhe një përvjetor që duhet të mbahet në mend dhe të nderohet”, ka thënë Xhaferi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Liverpulit ia ka plotësuar një ëndërr të madhe…