Xhaka dëshiron të pensionohet në Basel

10 gusht 22:30

Baseli i Taulant Xhakës ka kaluar me lehtësi në çerekfinale të Europa League pasi eliminoi Frankfurtin duke e mposhtur në të dy ndeshjet.

Futbollisti shqiptar ka dhënë një intervistë për mediumin zviceran “Blick Sport” ku ndër të tjerash ka folur edhe për karrierën e tij.

Xhaka ka treguar se dëshiron të mbyll karrierën te Baseli dhe kërkon të nënshkruaj kontratë derisa t’i varë këpucët.

“Unë gjithmonë kam thënë se nëse Presidenti do të më jepte një kontratë deri në fund të karrierës time, unë do ta nënshkruaja menjëherë. Qëllimi im është të përfundoj karrierën time në Basel. Nuk dua të luaj më për asnjë klub tjetër“, ka thënë Xhaka për Blick.

Megjithatë, mesfushori i kombëtares shqiptare ka pranuar se i shqyrton ofertat që vijnë nga klubet tjera.

“Sigurisht që i shikoj me familjen. Por siç thashë, kur presidenti i FCB më jep një kontratë, unë e nënshkruaj atë“, ka thënë ndër të tjera ai.

Xhaka ka një kontratë me Baselin deri në verën e vitit 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë për Aksion Demokratik (SDA) dhe nënkryetari i…