Xhaka i prin diasporës së Zvicrës për në Hagë

03 prill 2023 | 22:53

Kryetari i degës së PDK-së për Zvicër, babai i Taulantit dhe Granitit, Ragip Xhaka, së bashku me koordinatorin dhe organizatorin e nisjes për në Hagë, Shaip Kadriaj kanë marrë pjesë në protestën para Gjykatës Speciale në Hagë, aty ku po gjykohen liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Xhaka është shprehur se “këtu jemi para një gjykatë të padrejtë”, dhe nga këtu por edhe nga Kosova “kërkojmë drejtësi për çlirimtarët”.

Në këtë protestë kanë marrë pjesë qindra qytetarë nga Kosova e diaspora, ku sipas tyre, liderëve të UÇK-së, po u bëhet gjykim i padrejtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas ditëve të shumta të cilat ngjasonin me verën, në…