Xhaka: Shaqiri mund ta ketë shiritin e kapitenit

06 shtator 2019 | 18:29

Shiriti i kapitenit është kthyer në një çështje problematike në kombëtaren zvicerane të futbollit, për më tepër me dy protagonistë shqiptarë.

Mesfushori ofensiv i helvetikëve, Xherdan Shaqiri, refuzoi t’i përgjigjej thirrjes së përfaqësueses për sfidat e këtij muaji me Irlandën dhe Gjibraltarin, e duket se motivi është shiriti që ndodhet në krahun e Granit Xhakës.

“Nëse ky është me të vërtetë problemi, Shaqiri mund të ketë shiritin e kapitenit. Për mua nuk ka rëndësi nëse e kam shiritin e kapitenit apo jo. Mundohem të kem impakt tek ekipi me apo pa këtë shirit”, shprehet kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka. Arsyeja zyrtare e bojkotit të Shaqirit ishte fokusi te Liverpuli, por kjo tezë ka rënë poshtë edhe për faktin se mesfushori po konsiderohet shumë pak te kampionët e Evropës. Jo zyrtarisht, Shaqiri është i pakënaqur me konsideratën e trajnerit Petkovic dhe shiriti i kapitenit ishte ajo që solli dhe krisjen finale. Granit Xhaka konsiderohet një zgjatim në fushë i trajnerit të Zvicrës, ndërsa Shaqiri ka lirinë taktike, por nuk ka kontakt personal me teknikun.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mori pjesë…