Xhaka: Shihemi në Berlin

04 prill 2024 | 14:44

Granit Xhaka e bëri një tjetër arritje me Bayer Leverkusenin. Ylli kosovar arriti të kualifikohet në finale të Kupës së Gjermanisë pasi “Farmaceutikët” e mposhtën Dusseldorfin në gjysmëfinale me rezultat të thellë, 4-0.

Wirtz me dy gola dhe Adli e Frimpong me nga një shënuan për Leverkusenin, i cili pasi e ka kryer thuajse punën sa i përket titullit të kampionit në Bundesligë, po shkon me hapa të sigurt drejt fitimit të një tjetër trofeut. E pas fitores përfaqësuesi zviceran e bëri një postim në rrjetet sociale. “Shihemi në Berlin”, ka shkruar Xhaka në gjuhën angleze.

Në finalen e DFB Pokal, e cila do të luhet në Berlin, Bayer Leverkusen do të përballet me Kaiserslauternin. Kuqezinjtë po i thyejnë krejt rekordet, ndërsa mbrëmë e kaluan ndeshjen e 40-të pa humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i Bashkimit Evropian, të cilat…