Xhaka: Shqipëria shkon në Evropian

25 mars 2019 | 23:54

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme fitoren ndaj Andorrës (0-3).

Anëtari i Baselit është i bindur se kombëtarja kuqezi mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian.

“Ishte fitore shumë e rëndësishme. E dinim që ishte lojë e vështirë. Fusha nuk ishte në lartësinë e duhur. E dinim që Andorra do luante në mbrojtje. S’kemi pasur shumë të analizojmë me Andorrën. Bulku ka bërë punë shumë të mirë. Duhet të harrojmë Turqinë. Kjo fitore na jep shumë vetëbesim. Unë besoj se mund të shkojmë shumë larg, nëse luajmë siç kemi luajtur sonte, mund të arrijmë në Evropian”, ka thënë Xhaka.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përzgjedhësi i Bullgarisë, Petar Hubchev, është shprehur i kënaqur me…