Xhaka: Urime Atalanta, e merituan trofeun

23 maj 2024 | 10:40

Granit Xhaka dhe Bayer Leverkuseni kanë pësuar humbjen e parë sezonale dhe ajo ka ardhur në finalen e Ligës së Evropës. Kampioni në fuqi i Gjermanisë është mposhtur në finalen e Dublinit me rezultat të thellë 3-0 nga Atalanta e cila fitoi për herë të parë në histori trofeun e Ligës së Evropës.

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ishte në fushë për Bayer Leverkusenin, por nuk ishte në ditën e tij më të mirë dhe nuk kishte se çfarë të bënte ndaj Atalantës, skuadër që ishte perfekte në çdo pozicion të fushës. Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes, duke përgëzuar skuadrën italiane dhe ka pranuar se asgjë nuk shkoi mirë në finalen e Dublinit.

“Nuk ka të bëj me ecurinë e rezultateve. Ka të bëj me ndeshjen. Humbëm, ky është futbolli. E përgëzoj Atalantan, kaq. Keq që gjërat nuk shkuan mirë, nuk ia dolëm. Por në fundjavë kemi një tjetër finale. E dinim se Atalanta do të na vendoste në presion, kemi humbur topin, por do të bëjmë më mirë në fundjavë”, ka deklaruar Xhaka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Mit’hat Frashëri Për miqtë e mi t’Amerikës Kemi dy…