Xhaka: Zgjedhjet e 9 shkurtit janë momenti për ta kthyer shpresën me Bedri Hamzën si Kryeministër

09 dhjetor 2024 | 21:36

Kryetari i degës së PDK-së për Zvicër, Ragip Xhaka, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së.

Xhaka që tashmë e ka të konfirmuar numrin 34 në listat zgjedhore ka thënë se “Zgjedhjet e 9 shkurtit janë momenti për ta kthyer shpresën dhe vizionin e qartë për të ardhmen e vendit tonë. Me udhëheqjen e Bedri Hamzës si Kryeministër, Kosova mundet më mirë!”.

Njoftimi i plotë i Xhakës:

Dje mora pjesë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, ku kryetari Memli Krasniqi theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit për një Kosovë më të zhvilluar, më të sigurt dhe më të mirë.

Në mbledhje u ngrit shqetësimi për zhvillimet e fundit në Hagë, ku drejtësia po sfidohet nga vendime të papranueshme ndaj atyre që luftuan për lirinë e Kosovës. Lufta çlirimtare ishte e drejtë dhe çdo përpjekje për ta rishkruar këtë të vërtetë duhet të ndalet.

Zgjedhjet e 9 shkurtit janë momenti për ta kthyer shpresën dhe vizionin e qartë për të ardhmen e vendit tonë. Me udhëheqjen e Bedri Hamzës si Kryeministër, Kosova mundet më mirë!

#RagipXhaka #PDK #Kosova #mamirë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Kryeministri Albin Kurti theksoi angazhimin…