Xhavit Haliti voton për Glauk Konjufcën kryeparlamentar
22 mars 2021
| 12:02
Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës. Për të kanë votuar shumica e deputetëve, përfshirë edhe deputetin e PDK-së dhe ish-nënkryetarin e Kuvendit, Xhavit Halitin.
Me 69 vota pro, 33 kundër dhe asnjë abstenim, Glauk Konjufca është zgjedhur kryetar i Kuvendit.
Partitë opozitare kanë votuar kundër këtij propozimit të Lëvizjes Vetëvendosjes, përveç Xhavit Halitit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Haliti ishte i vetmi nga PDK-ja që dha votën për zgjedhjen e Konjufcës në krye të Kuvendit.




