Shoqata e Ndërtimit nis fushatën në nivel vendi për identifikimin e problemeve të sektorit të ndërtimit në Kosovë
Shoqata e Ndërtimit të Kosovës ka nisur një fushatë në nivel vendi për identifikimin, dokumentimin dhe adresimin e problemeve me të cilat po përballet sektori i ndërtimit në Kosovë.
Përmes kësaj fushate, Shoqata u ka bërë thirrje të gjitha kompanive të ndërtimit, prodhuesve, furnizuesve dhe bizneseve të tjera të lidhura me këtë sektor që të paraqesin sfidat dhe shqetësimet e tyre.
Sipas njoftimit, çdo problem i adresuar do të shqyrtohet, me qëllim që çështjet e përbashkëta të ngrihen në nivel institucional dhe të kërkohen zgjidhje konkrete.
Kryetari i Shoqatës së Ndërtimit të Kosovës, Valon Vataj, ka bërë të ditur se së shpejti do të nisin edhe vizitat e drejtpërdrejta nëpër kompani, për të dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e tyre.
Njëkohësisht, Shoqata u ka bërë thirrje kompanive që ende nuk janë anëtare të saj dhe të Odës Ekonomike që të anëtarësohen, në mënyrë që të bëhen pjesë e një përfaqësimi të përbashkët.
“Mos prisni që dikush tjetër t’i adresojë problemet tuaja. Bëhuni pjesë e zgjidhjes!”, thuhet në thirrjen e Shoqatës, e cila ka zgjedhur moton: “Një sektor. Një zë. Një qëllim i përbashkët!”.
Postimi i plotë:
THIRRJE PËR TË GJITHA KOMPANITË E SEKTORIT TË NDËRTIMIT NË KOSOVË!
Shoqata e Ndërtimit të Kosovës ka nisur një fushatë në nivel vendi për identifikimin, dokumentimin dhe adresimin e problemeve që po pengojnë zhvillimin e sektorit të ndërtimit.
Ftojmë çdo kompani ndërtimi, prodhues, furnizues dhe biznes të lidhur me këtë sektor që të na kontaktojë dhe të paraqesë konkretisht problemet dhe sfidat me të cilat përballet.
Çdo shqetësim i adresuar do të shqyrtohet, me qëllim që problemet e përbashkëta të ngrihen në nivel institucional dhe të kërkohen zgjidhje konkrete.
Së shpejti do të fillojmë edhe vizitat e drejtpërdrejta nëpër kompani, për t’i dëgjuar nga afër kërkesat dhe shqetësimet e tyre.
Njëkohësisht, u bëjmë thirrje kompanive që ende nuk janë anëtare të Shoqatës së Ndërtimit dhe Odës Ekonomike që të anëtarësohen dhe të bëhen pjesë e një përfaqësimi të përbashkët.
📩 Na shkruani për problemet që po përballoni. [email protected]
📞 Na kontaktoni për t’u bërë pjesë e Shoqatës. +38349171171
Mos prisni që dikush tjetër t’i adresojë problemet tuaja. Bëhuni pjesë e zgjidhjes!
Një sektor. Një zë. Një qëllim i përbashkët!



