Xhelil Abdullai përforcon Llapin

18 qershor 2019 | 18:42

Llapi ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me qendërmbrojtësin nga Tetova, Xhelil Abdullai, i cili së fundmi ishte pjesë e Renovës.

Fotografia e K.F. Llapi

27-vjeçari ka debutuar te Shkëndija dhe është shpallur kampion në edicionin 2011/12. Nga Shkëndija ka kaluar te De Graafschap në Holandë, e pastaj te MSV Duisburg.

Ka bërë karrierë edhe tek Euromilk, ku më pas është rikthyer te Shkëndija. Tash e tre edicione ka qenë pjesë e Renovës, ku në stinorin e fundit është paraqitur në 31 ndeshje.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj në mbledhjen e së…