Xhevahire Izmaku publikon listën e kandidatëve për Asamblenë e Vushtrrisë

19 gusht 2025 | 13:58

Kandidatja për kryetare të Vushtrrisë, Xhevahire Izmaku, ka bërë publike listën e kandidatëve të Nismës Socialdemokrate për Asamblenë Komunale të Vushtrrisë.

Deputetja Izmaku, e cila garon edhe për postin e kryetares së Vushtrrisë, është njëkohësisht edhe bartëse e kësaj liste.

Njoftimi i plotë i Xhevahire Izmakut:

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë!

Sot, me krenari paraqes ekipin tim, 30 gra e burra, vajza e djem nga Vushtrria, që secili sjell përvo, energji dhe vizion nga sfera të ndryshme të jetës sonë shoqërore: arsim, shëndetësi, kulturë, biznes, sport, rini dhe komunitet.

Unë, Xhevahire Izmaku, kandidate për Kryetare të Komunës së Vushtrrisë nga Nisma Socialdemokrate, bashkë me këtë ekip të jashtëzakonshëm, besojmë se ndryshimi vjen vetëm kur çdo zë përfaqësohet dhe dëgjohet.

Ky është ekipi që do të punojë me zemër e përkushtim për një Vushtrri më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të gjithë.

Bashkë për Vushtrrinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Gurakuq Kuçi Në Mal të Zi në Kollashin është…