Nurellari: Bashkimi kombëtar i VV-së duket se u bëka doza-doza
15 gusht 2023
| 15:54
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, ka reaguar pas arrestimit të asamblistit të VV-së në Prishtinë, Besnik Mujeci, i cili u kap në Tiranë me mbi 11 mijë doza ekstazi.
Ai ka shprehur dyshime për zgjedhjen e Mujecit si aksionar në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se zyrtari i VV-së duket se i ka përdorur autobusët për trafikim të narkotikëve drejt Tiranës.
Postimi i plotë:
Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosjes
i zgjedhur në Komunën e Prishtinës, Besnik Mujeci, sapo është arrestuar
në Tiranë me 11 mijë e 300 doza ekstazi
.
No Extasy No Party 

: Lëvizja Louis VetëVuitton
.



