Ylli i Atletico Madridit e shënon golin e sezonit në Spanjë, nga gjysma e fushës

09 janar 2022 | 21:43

Sulmuesi i Atletico Madridit sapo e ka shënuar mbase golin më të mirë të këtij sezoni në La Liga, pasi e mposhti portierin e Villarrealit me një goditje nga gjysma e fushës.

Correa e fitoi një top mu në vijën e mesit të fushës dhe e vërejti daljen e portierit Rulli, dhe e paraboloi atë me një goditje të saktë, duke i dhënë epërsinë 1:0 Atleticos në minutën e 11-të, raporton Gazeta Express.

Është e vështirë të argumentosh kundër këtij goli për më të mirin e sezonit 2021/22 në Spanjë, të paktën deri tani.

Ndërkohë, Villarreali ai doli ta barazojë rezultatin në 1:1 në takimin që po luhet momentalisht në Stadiumin de la  Ceramica.

Pau Torres shënoi për 1:1 për Villarrealin në minutën e 29-të, pas një topi të kthyer në zonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 19 persona kanë vdekur, përfshirë nëntë fëmijë, si…