Ylli i “Big Brother” zbulon burimin e jetës luksoze

24 janar 16:41

Ylli i “Big Brother” në Britaninë e Madhe, Chloe Khan, shpesh herë është venë në shënjestër të mediave rozë. Shkak është bërë jeta e saj tepër luksoze.

Pavarësisht se 27-vjeçarja e ka justifikuar vazhdimisht pasurinë e saj me bizneset online dhe punën si modele, njerëzit kanë dyshuar gjithmonë se ajo i siguronte paratë si punëtore “seksi”. Megjithatë, përmes një postimi të fundit në Instagram, Chloe duket se i ka shuar njëherë e përgjithmonë thashethemet.

Duke zbuluar disa fakte për veten, ajo shkruan se në moshën 19-vjeçare ka fituar lotarinë, që ndoshta mund të ketë shërbyer si burim për jetën luksoze.

Megjithatë, kjo ende nuk dihet me siguri, pasi modelja britanike i ka lënë ndjekësit të hamendësojnë nëse është një deklaratë e rremë apo e vërtetë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjenti i Adnan Januzajt e ka pranuar se është në…