Agjenti i Januzajt: Jemi në bisedime me Romën  

24 janar 2020 | 16:34

Agjenti i Adnan Januzajt e ka pranuar se është në bisedime me përfaqësues të Romës për ta diskutuar mundësinë e një transferimi gjatë këtij muaji nga Real Sociedadi. Ai shtoi se shpreson që marrëveshja të arrihet brenda ditëve të ardhshme.

Futbollisti vlerësohet 12 deri në 15 milionë euro dhe dy palët duhet të vendosin sot se çfarë përqindje e kësaj shume do të paguhet për huazimin dhe pastaj çfarë përqindje do të lihet për opsionin për blerje.

“Ne jemi në kontakt me Romën. Jemi duke i vlerësuar kushtet e ofertës, që mund të jetë huazim me opsion për blerje. Tani shpresojmë ta përfundojmë gjithçka brenda pak ditëve”, ka thënë Dir de Vriese.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Simone Zaza mund të provojë sërish një aventurë në…