Ylli i Juves lëndohet rënd, mungon dy muaj

22 nëntor 2021 | 16:32

Në ndeshjen që Juventus zhvilloi kundër Lazios në kampionat që u mbyll me fitoren e bardh e zinjve, është dëmtuar mbrojtësi Danilo nga një përplasje me lojtarin e kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Nga dëmtimi që mori Danilo u detyrua të linte fushën e lojës i përlotur, dhe sot pas testeve të bëra, klubi i Juventusit ka njoftuar edhe periudhën sa do mungojë mbrojtësi brazilian.

“Testet diagnostike që Danilo iu nënshtrua mëngjesin e sotëm në J |Medical tregoi një dëmtim të shkallës së mesme në muskulin e kofshës së majtë. Kohët e rikuperimit janë afërsisht 8 javë”, shkruhet në njoftimin e Juventusit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ndërsa mbrojtësi ka reaguar duke shkruar në rrjetet sociale: “Shpresoj të rikthehem shpejt”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) i edhe njëherë u ka bërë…