Ylli i Romës në ‘radarin’ e Arsenalit

18 janar 2023 | 17:00

Arsenali pasi humbi betejën me talentin Mykhaylo Mudryk, tashmë ka hedhur vështrimin në Seria A. Topçinjtë kërkojnë një sulmues anësor dhe tashmë është futur në pistën e Nicolo Zaniolo. Ky i fundit është pëlqyer prej kohësh nga tekniku i londinezëve, Mikel Arteta, i cili dëshiron që së shpejti të nisin negociatat me Romën.

Shuma që Arsenali pritet të ofrojë në drejtim të Romës për Zaniolon është 30 deri në 40 milionë euro. Megjithatë londinezët nuk mbeten vetëm në garë për sulmuesin, pasi ai pëlqehet dhe nga Juventus apo Tottenham.

Kontrata aktuale e Zaniolos me Romën skadon në qershor të vitit 2024, dhe për momentin nuk ka asnjë sinjal nga verdhekuqtë për rinovimin e kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka…