Ymeri: Do ta vazhdojmë serinë pozitive edhe ndaj Llapit  

01 nëntor 2019 | 11:26

Portieri i Drenicës, Arion Ymeri ka thënë për “Epokën e re” se skuadra kuqezi nga Skenderaj është shumë e motivuar që të marrë rezultat pozitiv edhe në ndeshjen e radhës, pasi në pesë ndeshjet e fundit nuk ka pësuar asnjë humbje, madje ka pranuar vetëm një.

“Jemi në një seri të rezultateve pozitive. Në pesë ndeshjet e fundit jemi pa humbje. Shkojmë në Podujevë, në një terren mjaft të vështirë, që të marrim rezultat pozitiv dhe të mos e ndërpresim këtë seri të suksesshme. Motivi është shumë i lartë, sepse kemi pranuar vetëm një gol dhe besojmë se mund t’ia arrijmë synimit”, ka thënë Ymeri, i cili ka konfirmuar se trajneri Tahir Lushtaku i ka të gjithë futbollistët në dispozicion për këtë ndeshje.

“Jemi të kompletuar për këtë ndeshje. Llapi është në presion më të madh se ne, sepse në xhirot e fundit nuk ka arritur rezultate pozitive. Do të jetë një ndeshje e vështirë për të dyja klubet dhe shpresojmë që do t’ia dalim me sukses”, ka shtuar Ymeri.

/Veton ZYMBERI/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aplikacioni më i përdorur për komunikimet me celular, Uacap, është…