Ymeri i reagon Mustafës dhe Kurtit: Delegacionin në dialog e bashkëdrejton opozita

16 dhjetor 2018 | 13:31

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka bërë me dije se delegacionin shtetëror të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, do ta bashkëdrejton opozita (Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj).

“Brenda delegacionit vendimet do të merren me unanimitet, dhe nëse/kur nuk arrihet unanimiteti pas dy tentimeve, atëherë me 2/3 e anëtarëve. Raporti mes koalicionit qeveritar dhe opozitës/shoqërisë civile në delegacion është 7 me 5. Ky proces është në dorë të opozitës. Po ta lexonin rezolutën dhe Ligjin edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa do ta kuptonin qartë se të gjitha siguresat vendimmarrëse, procedurale dhe politike e juridike janë paraparë aty. Nuk ka marrëveshje pa njohje!”, ka shkruar Ymeri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se sovraniteti shtetëror, integriteti territorial, karakteri unitar i Republikës janë të pacenueshme e të patjetërsueshme.

“Në të vërtetë jemi ngritur në këmbë si Republikë, si Kosovë e si Kuvend. Të vetmit që janë shtrirë e futur nën sqetull janë ata që po vajtojnë, kukuvajkat. Të strukur në rehatinë e zyrave e shtëpive të tyre që vajtojnë për legjitimitetin e munguar, me një ligjërim që lëngon nga formalizmi absurd. Thua ti, atë që ata e quajnë legjitimitet garanton marrëveshje të dobishme për Kosovën. Ç’marrëveshje? Sikur ajo për Zajednicë? Pa kurrfarë përfitimi për Kosovën”, ka thënë Visar Ymeri.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ferat…