Ymeri për VV-në: Bashkë me Listën Serbe po mundësojnë ardhjen e serbëve përmes ligjit për shtetësi
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhja Demokratike e Kosovës, Janina Ymeri, ka kritikuar ashpër Qeverinë dhe Lëvizja Vetëvendosje lidhur me subvencionin prej 2 milionë eurosh, duke e cilësuar atë si “kuletë partie”.
Në një reagim publik, Ymeri ka thënë se mjetet nuk janë dedikuar realisht për mërgatën apo për qytetarët, ndërsa ka ngritur shqetësime për, siç ka thënë ajo, “mundësimin e ardhjes së serbëve” përmes ligjit të fundit për shtetësi.
Ajo pretendon se ka informacione se serbë po ftojnë të afërm për të marrë shtetësi të Kosovës dhe përfitime financiare, duke shtuar se kjo po lehtësohet nga ligji i votuar nga VV-ja dhe Lista Serbe.
Ymeri gjithashtu akuzoi pushtetin se po funksionon mbi modelin “shtet-parti”, duke e lidhur këtë me mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve dhe politikave të fundit qeveritare.



