Ymeri: Procesi i rekrutimit të noterëve duhet të hetohet

09 korrik 2019 | 17:11

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Visar Ymeri, ka kritikuar procesin e rekrutimit të notereve të rinj.

Ai ka kërkuar që ky proces të hetohet nga organet përgjegjëse të Kosovës dhe të vlerësohet nga partnerët e Ambasadës së Zvicrës.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se procesi i tanishëm i rekrutimit të noterëve të rinj mund  ta komprometojë sistemin e noterisë. “Procesi i rekrutimit të noterëve të rinj që organizohet nga Ministria e Drejtësisë duhet të hetohet nga organet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe të vlerësohet nga partnerët e Ambasadës së Zvicrës, të cilët kanë merita për ndërtimin e sistemit noterial në Kosovë. Procesi i tanishëm i rekrutimit të noterëve të rinj ka prirje ta komprometojë sistemin e noterisë që u ndërtua me kredibilitet të brendshëm dhe të jashtëm, kryesisht falë ekspertëve zviceran të Institutit për Studime të Larta Noteriale (I-H-N)”, ka shkruar Ymeri, duke shtuar se pavarësia politike e sistemit të noterisë është parakusht për garantimin e një sistemi funksional dhe bashkëkohor noterial që i shërben shtetit të së drejtës, përforcimit të aparatit gjyqësor dhe konsolidimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka…